Kostadinovska – Stojçevska në skriningun për Kapitullin 26, “Arsimi dhe kultura”

Shkup, 30 maj – Ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska – Stojçevska sot në Bruksel me fjalimin e saj do ta hapë skrining-mbledhjen dypalëshe për Kapitullin 26, “Arsimi dhe kultura”.

Siç informon Ministria e Kulturës, anëtarët e grupit të punës do ta prezantojnë nivelin e harmonizimit të legjislacionit të Maqedonisë së Veriut me legjislacionin juridik të Bashkimit Evropian në sferën e arsimit dhe kulturës. 

“Temat dhe sferat në këtë kapitull që do të përfshihen në mbledhje kanë të bëjnë me bashkëpunimin në sferën e arsimit dhe trajnimit, të rinjve dhe sportit, kulturës, qasjes në arsim, si dhe pjesëmarrjen në programe dhe instrumente të tjera të BE-së”, thuhet në kumtesë.

Ministria e Kulturës, si një nga institucionet kompetente për Kapitullin 26, është përgjegjëse për krijimin dhe zbatimin e politikës kulturore. Programi kombëtar për zhvillim të kulturës 2018 – 2022 përfaqëson projeksion afatgjat të reformave në politikën kulturore të Maqedonisë së Veriut, Kombeve të Bashkuara, UNESKO-s dhe të Këshillit të Evropës. 

Delegacionin e Maqedonisë së Veriut në skrining e kryeson zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane dhe kryenegociator me BE-në, Bojan Mariçiq, ndërsa pjesë e tij është edhe ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, i cili do të prezantojë në temën: “Sistemi i arsimit: Politika dhe struktura”.