Kostadinovska – Stojçevska dhe Bytyqi për vizitë pune në Gostivar
Shkup, 16 nëntor – Ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska – Stojçevska bashkë me zëvendëskryetarin e Qeverisë për Çështje Ekonomike, Koordinim të Dikastereve Ekonomike dhe Investime, Fatmir Bytyqi dhe zëvendësministren e Shëndetësisë, Maja Manoleva, sot janë për vizitë pune në Komunën Gostivar, ku do ta vizitojnë Qendrën e Kulturës “ASNOM”, do të bëjnë mbikëqyrje të projekteve të përfunduara kapitale dhe do t’i shqyrtojnë mundësitë për investime të reja në këtë institucion kombëtar.
Delegacioni qeveritar do të ketë takim edhe me udhëheqësinë e SHKAAQ “Vëllezërit Gjinovski” në të cilin do të njoftohet me projektet dhe aktivitetet aktuale, si dhe me sfidat me të cilat përballet kjo shoqatë kulturore – artistike.
Ministrja e Kulturës do të marrë pjesë dhe do të ketë fjalim në shënimin e 100-vjetorit të lindjes së një prej heronjve dhe luftëtarëve më të mëdhenj maqedonas Çede Filipovski – Dame.

