Kostadinov: Besoj se edhe në VMRO-DPMNE ka deputetë që duan ndryshime kushtetuese

Shkup, 9 shkurt – Grupa e deputetëve të LSDM-së është e bashkuar rreth çështjes së ndryshimeve kushtetuese. Kështu u shpreh mbrëmë nënkryetari i LSDM-së, Pero Kostadinov në një emision në Tv21, transmeton Zhurnal.

Sipas tij, çdo deputet do të jetë në krye të detyrës për përmbushjen e qëllimeve strategjike të shtetit.

“Moment shumë i rëndësishëm për shtetin. Shohim se nga anë të ndryshme kohëve të fundit paraqiten elemente retrograde të cilëve nuk u konvenon ky proces. Tani është shansi të tregojmë se qëllimet strategjike të shtetit janë të përashkëta. Ne mund të kundërshtojmë njëri tjetrin për program të ndryshme, por për qëllime të përbashkëta, bashkë vendosim cilat janë ato. Nëse pyesni VMRO-DPMNE-në, edhe ata thonë se jemi për anëtarësim në BE, besoj se edhe atje ka njerëz të cilët duan progres të kësaj rruge”, tha Kostadinov.

Ai theksoi se LSDM është e bashkuar dhe angazhohet për qëllime shtetërore.

“Ndjekim gjendjen, duhet të gjithë së bashku si koalicion që përpiqet për qëllimin shtetëror, anëtarësimin në BE, të tregojmë se me të vërtetë duam dhe mundemi të shkojmë deri në fund. Do të ketë bisedime shtesë, ndërsa opinioni do të informohet. Shpresoj se të gjithë që jemi në rrugën e BE-së do ta bëjmë procesin më të thjeshtë dhe më të shpejtë. Shpresojmë se së bashku me partenrët e koaliionit do të vazhdojmë tutje”, tha Kostadinov./Zhurnal.mk