Kosana Maznevës i vazhdohet mandati, drejtorë të rinjë në Ujësjellës dhe në kopshtin zoologjik

Shkup, 18 janar – Qyteti i Shkupit bën të ditur se janë emëruar drejtorë të rinjë në ndërmarjet publike sikurse “Ujësjellësi dhe Kanalizimi”, në kopshtin zoologjik ndërsa në NP “Higjiena Komunale” i është vazhduar mandati drejtoreshës aktuale, Kosana Mazneva, informon Zhurnal.

Nga Q. i Shkupit thanë se po shqyrtohen emrat edhe prë drejtor të ri në Qendrën Kulturore Maqedonase.

“Për drejtor të ri në NP “Ujësjellësi dhe Kanalizime” është emëruar Dragan Ilievski i cili është inzhiner mekanik me përvojë më tepër se 20 vjet. Drejtori i deritanishëm Marjanço Mitovski i cili deri tani ishte emëruar nga ana e të punësuarve, vazhdon me angazhim si drejtor i sektorit në ndërmarje. Drejtor i ri në Kopshtin Zoologjik është Zoran Popov, i cili vjen nga radhët e të punësuarve. Popov është ekonomist me mbi 20 vjet përvojë pune. Qendra Kulturore Maqedonase do të bëhet me drejtor të ri pas shqyrtimit të biografive për këtë pozitë. Kosana Mazneva është me mandat të ri dhe vazhdon të kryejë funksionin drejtor i ndërmarjes publike “Higjiena Komunale”, informojnë nga qyteti./Zhurnal.mk