Korrupsion e papunësi, Kenia voton për presidentin e ardhshëm

Sot do të zhvillohen zgjedhjet presidenciale në Kenia.

Fushata zgjedhore ka qenë e fokusuar kryesisht në çështjet e brendshme, kjo pasi Kenia po përballet me korrupsion të shfrenuar, papunësi të lartë – si rezultat i kësaj kostoja e jetesës është rritur, raporton Al Jazeera.

Dy kandidatët kryesorë për pasardhës të presidentit Uhuru Kenyatta janë Raila Odinga dhe William Ruto.

Që të dy janë zotuar që do ta adresojnë çështjen e pabarazisë.