Korridori 8 do të vazhdojë të ndërtohet, projektet e rëndësishme duhet të vazhdojnë!

Shkup, 5 gusht – Maqedonia e Veriut që pas pavarësisë ka hartuar një ndër projekteve më të mëdha dhe më të rëndësishëm për vendin dhe qytetarët, ndërtimin e korridorit 8 dhe 10D. Por jo të gjithë iu gëzuan këtij lajmi e vendimi, filluan ndaras, nga pak e nga një, tani siduket janë bërë një front i tërë kundër këtij projekti profitabil për vendin, dhe pa mëdyshje shprehin pakënaqësitë e tyre kundrejt popullit shqiptarë në Maqedoninë e Veriut. Ky front i pa organizuar e “shkapërderdhur” ka arrit në atë nivel që të kundërshtojë projekte që përkrahen fuqishëm dhe maksimalisht edhe nga SHBA-të. Por janë ca mbetje me mendësi të stërvjetëruar që tentojnë të qëndrojnë në skenën politike përmes anti-shqiptarizmit. Këtë front e përbëjnë e Majta që nuk ka takat, dhe një politikan “jetim” me parti pa kurrfarë ndikimi, Maksim Dimitirevski, të cilët ndër vite kanë dëshmuar me politikat e tyre që janë anti-shqiptarë. Dhe, tani nuk e kanë mendjen e as hallin as te buxheti për projektin e askund tjetër, por shqetësohen nga përafrimi i shqiptarëve, shkruan Zhurnal.

Larg mjegullimit Korridori 8 vazhdon të ndërtohet –

Ministri i Çështjeve Evropiane Orhan Murtezani në konferencë për media në Qeveri, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari nëse BERZH dhe BE ishin informuar për ridedikimin e parave për hekurudhën në Bullgari, tha se ai ende nuk kishte marrë kërkesë nga Qeveria për ridedikimin e parave për hekurudhën në Bullgari. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme lëshoi deklaratë pasdite në të cilën theksoi se vendi ishte i vetëdijshëm për rëndësinë e tij gjeostrategjike në lidhje me Korridorin 8 dhe si vend kishte zbatuar aktivitete të shumta për ndërlidhjen rajonale dhe përfundimin e aksit Perëndim-Lindje, por vuri në dukje se për të zbatuar me sukses projekte të tilla, ishte veçanërisht e rëndësishme që Bullgaria të ishte plotësisht e përgatitur për bashkëpunim.

“Ministria e Çështjeve Evropiane koordinon të gjithë procesin dhe ne mund t’i qasemi një gjëje të tillë vetëm nëse ka kërkesë të tillë nga ne. Kur të vijë një kërkesë e tillë, së pari do të shohim se çfarë do të thotë në aspektin e projektit, sepse siç e dini, në pjesën e parë nuk mund të ndërhyni më. Atje nuk mund të ndalen punët. Nëse parimi nuk është të investohet në projekt që do të përfundojë në mes të një tuneli në kufirin me Bullgarinë, atëherë një qasje e tillë do të thotë që projekti do të përfundojë në pjesën e parë. Pra, përfundon diku ku nuk mund të përdoret, së pari. Dhe së dyti, duhet të kemi parasysh se është korridor, Shqipëria me Bullgarinë. Për aq sa kam informacion fillestar, te pala shqiptare tashmë po ndërtohet. Pra, do të duhet ta shohim të gjithë projektin pak më gjerësisht në nivelin e korridorit”, tha Murtezani.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme lëshoi një deklaratë pasdite duke deklaruar se Republika e Maqedonisë së Veriut është e angazhuar fuqimisht për arritjen e qëllimeve të vendosura brenda NATO-s dhe krijimin e një infrastrukture rajonale, si pjesë e Rrjetit Evropian të Korridoreve, i cili synon të forcojë ndikimin ekonomik dhe të lehtësojë tregtinë dhe transportin në rajon. Sa i përket Korridorit hekurudhor 8, shton MPJ, Republika e Maqedonisë së Veriut është e vetëdijshme për rëndësinë gjeostrategjike të këtij korridori rrugor dhe si vend po zbaton aktivitete të shumta për lidhjen rajonale dhe përfundimin e aksit Perëndim-Lindje.

“Duke marrë parasysh pozicionin gjeopolitik të korridoreve të transportit 8 dhe 10, Republika e Maqedonisë së Veriut ndërmerr të gjitha aktivitetet e nevojshme për përfundimin dhe modernizimin e tyre. Në fushën e infrastrukturës rrugore, këtë vit përfundon ndërtimi i autostradës nga Kumanova në Kriva Palankë dhe përmes rehabilitimit të përfunduar të rrugës rrugore nga Kriva Palanka deri në kufirin me Bullgarinë, që është një investim total prej 105 milionë eurosh, i cili do të krijojë një zgjidhje të re moderne rrugore që do të ndikojë ndjeshëm në shkëmbimin e mallrave dhe shërbimeve, si dhe rritjen e bashkëpunimit ekonomik midis dy vendeve”, qëndron në kumtesën e MPJ-së.

Si rrjedhojë përkujtojnë se aksi i autostradës Shkup-Kumanovë është rehabilituar plotësisht më parë dhe këto investime kanë zvogëluar kohën e udhëtimit në rrugën Shkup-Sofje në më pak se 2 orë e 30 minuta. Manuel Saracin, i dërguari i posaçëm gjerman për Ballkanin Perëndimor, komentoi në një deklaratë për mediat bullgare javën e kaluar se Korridori evropian i transportit 8 është me rëndësi strategjike për rajonin, por që sipas tij, Qeveria e re në Shkup këtë javë tregoi se kishte humbur interesin për zbatimin e tij dhe se në vend të këtij korridori, përparësi iu dha Korridorit 10 në Shkup.

Fronti kundër korridoreve 8 dhe 10D janë anti-shqiptarët e dëshmuar ndër vite –

Deklarata që përbrenda tyre më shumë përmbajnë antishqiptarizëm se sa kundërshtim të një projekti. Me këtë po dëshmohet se është krijuar një front i tërë për ta penguar ndërtimin e këtyre projekteve, por që për fat të mirë të gjithë anëtarët e këtij fronti nuk janë evropian, janë vendas të cilët shpesh herë bien ndesh edhe me evropianët. Projekti për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10D mbështetet fuqishëm nga SHBA-të, dhe kundërshtime e tyre me deklarata anti-shqiptare nuk çojnë pluhur aspak.

Kujtojmë që, vlera e ndërtimit është 1,3 miliardë euro, por ende  nuk dihet se sa do të kushtojë veçmas secila nga katër akset e autostradave. Tani ka projekt inicial, pastaj do të vijojë projekti bazë, pra projekti për ndërtim me të cilin do të dihet çmimi. Llogaritjet e para tregojnë se aksi Tetovë-Gostivar në gjatësi prej 17,5 kilometra kushton 125 milionë euro, Gostivar-Bukojçan (30,3 kilometra), 560 milionë euro, Trebenishtë-Strugë-Qafëthanë (21,7 kilometra) 360 milionë euro, ndërsa Prilep-Manastir (39,4) 260 milionë euro.

Megjithatë, korridori 8 dhe 10D janë interes strategjik i vendit, realizimi i këtij investimi më të madh kapital në historinë e vendit do të kontribuojë në ekonominë, modernizimin e infrastrukturës rrugore, e cila në të ardhmen do të mundësojë zhvillim shtesë të shërbimeve, kushte më të mira për zhvillimin e biznesit, por edhe jetë cilësore dhe lidhje me fqinjët dhe Korridoret ndërkombëtare. Si kohë e mjaftueshme për ndërtim të dy korridoreve janë paraparë 4 vite e shtatë muaj. Viti 2027 nuk është larg, prandaj mbetet të shihet nëse ky projekt do të sheh dritë realizimi në kohën e paraparë. Por, ajo që vazhdon të mbetet e rëndësishme është fakti që duhet transparencë e plotë për të shuar gjitha pretendimet për keqpërdorime të mundshme. /Zhurnal.mk