Koronavirusi i merr jetën infermieres 28-vjeçare nga Kërçova

Kërçovë, 14 gusht – Si pasojë e komplikimeve nga Covid-19, ka ndërruar jetë një infermiere 28-vjeçare nga spitali i Kërçovës. Infermierja para tre dite ishte shtrirë në Klinikën e Shkupit, ku edhe ka ndërruar jetë, konfirmojnë nga Spitali i Përgjithshëm i Kërçovës. Autoritetet njoftojnë se infermierja nuk ka qenë e vaksinuar.

Kjo është viktima e tretë nga koronavirusi në Këçovë, në periudhë të shkurtër kohore.

-“Në të tre rastet, pacientët vdiqën në spitalet në kryeqytet”, konfirmojnë nga Spitali i Kërçovës.//Alsat-M