Kornelia Ninova. Mes meje dhe Kiril Petkovit nuk ka konflikt në temën për Republikën e Maqedonisë së Veriut

Sofje, 3 shkurt – Nuk ka konflikt mes meje dhe Kiril petkovit në temën për Republikën e Maqedonisë së Veriut (RMV). Këtë e deklaroi zëvendëskryeministrja Kornelia Ninova në përgjigjen e pyetjen e gazetarëve gjatë konferencës për shtyp për “Ekspo 2020 Dubai”.

“Kemi marrëveshje koalicioni të Qeverisë. Ai e përmban qëndrimin tonë të përbashkët për RMV dhe ai është se qeveria aktuale e Krill Petkovit e riafirmon qëndrimin aktual, e ai është se duhet të zbatohet Marrëveshja për fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim, të zbatohet Deklarata e Asamblesë së 44-të, të ndalohet gjuha e urrejtjes, të mos keqpërdoret historia bullgare, të mos jetë në llogari të interesit nacional bullgar. Kjo qëndron në marrëveshjen e Qeverisë bullgare, pjesë e së cilës jemi edhe ne dhe  e plotësojmë atë që shkruhet në dokument”, tha Ninova.

Zëvendëskryeministrja shtoi se kjo ka përmirësime të kësaj me grupe punuese për tema të ndryshme, gjë që sipas saj është e mirë. “Thellimi, zgjerimi, mbështetja e RMV-së për anëtarësim në BE – po, por në kurriz të historisë bullgare dhe interesit kombëtar – jo, tha zëvendëskryeministrja.