Koreja e Veriut shpalli fitore ndaj koronavirusit dhe akuzoi Seulin për shpërthimin
Lideri koreanoverior Kim Xhon Un ka shpallur fitore kundër koronavirusit tre muaj pasi kumtuan për rastin e parë të personit të sëmurë.
Në raportin e agjencisë shtetërore KCNA, thuhet se Kim ka urdhëruar heqjen e masave të jashtëzakonshme, të vendosura për luftën me epideminë.
Javën e kaluar autoritetet koreanoveriore publikuan se të gjithë pacientët me simptome të etheve virusale, janë shëruar, që do të thotë fund i valës së parë të pandemisë së koronavirusit, që shpërtheu nga mesi i majit.
Sipas numrave të autoriteve vendore, nga fundi i prillit janë regjistruar gati 4,8 milionë raste me Kovid-19, ndërsa 74 persona kanë vdekur, njoftoi DPA.

