Koreja e Veriut për të pestën ditë me radhë ka më shumë se 200.000 të infektuar me koronavirus

Koreja e Veriut për të pestën ditë me radhë njoftoi se ka më shumë se 200.000 pacientë të sapoinfektuar që vuajnë nga ethet e shkaktuar nga epidemia e Kovid-19, duke e çuar numrin e rasteve të tilla në më shumë se dy milionë, njoftoi sot agjencia koreanojugore e lajmeve Jonhap, duke e cituar televizionin shtetëror të Koresë së Veriut.

Vala aktuale e infeksioneve me Kovid-19 në Korenë e Veriut, e shpallur javën e kaluar, ka ngritur shqetësime për mungesat e vaksinave, infrastrukturën e pamjaftueshme mjekësore dhe një krizë të mundshme ushqimore në vendin 25 milionësh, i cili refuzon ndihmën e huaj duke i mbajtur kufijtë e tij të mbyllur.

Mbrëmë ka pasur 219,030 raste të reja me ethe, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 2,460,640, kumtoi Televizioni qendror korean (KCTV), duke cituar të dhëna nga administrata shtetërore për të luftuar epideminë.

Numri i të vdekurve deri më tani ka arritur 66.