Koreja e Veriut i lansoi edhe katër raketa balistike
Koreja e Veriut sot në mëngjes i gjuajti katër raketa balistike me rreze të shkurtra veprimi në Detin e Verdhë, kumtoi ushtria jugokoreane.
Raketat kanë fluturuar rreth 130 kilometra në lartësi mbidetare dhe në distancë prej rreth 20 kilometrash.
Koreja e Veriu kreu një seri lansimesh të projektileve këtë javë, prej të cilave njëra mbase ishte përpjekje e pasuksesshme për lansimin e raketës balistike interkontinentale. Këto aksione hasën në gjykimin e Uashingtonit, Seulit dhe Tokios.
Lansimi i raketës çoi drejt përhapjes së spekulimeve se Koreja e Veriut mbase është duke u përgatitur për të vazhduar me testime bërthamore për herë të parë nga viti 2017.

