Koreja e Veriut edhe zyrtarisht shpallet shtet me armë bërthamore
Koreja e Veriut ka miratuar ligjin që deklaron vendin si shtet me armë bërthamore, sipas agjensisë shtetërore të lajmeve KCNA.
Lideri i vendit, Kim Jong-un e quajti vendimin si “të pakshtyeshëm” dhe mohoi mundësinë për çfarëdo lloj bisedimesh për denuklearizim.
Ligji gjithashtu i jep të drejt vendit të përdorë sulme bërthamore për vetëmbrojtje.
Pavarësisht sanksioneve, Penjani ka krye gjashtë teste bërthamore nga vitet 2006-2017.
Shteti komunist ka vazhduar të rrisë kapacitetet ushtarake – duke thyer rezolutat e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara- duke kërcënuar fqinjët e tij.

