Koreja e Veriut dërgoi ekipe në njërën prej provincave të saj për luftë kundër sëmundjeve infektive të zorrëve

Koreja e Veriut dërgoi ekipe mjekësore në provincën jugperëndimore Hvanga Jugore në përpjekje që ta ndalojë përhapjen e sëmundjeve infektive të zorrëve, njofton DPA.

Të enjten, media lokale raportoi për një “epidemi akute të zorrëve” në provincën jugore të Hvanga. Ekipet mjekësore janë dërguar në krahinë për të “mbështetur përpjekjet e të gjithë kontrolleve mjekësore të qytetarëve” dhe për të identifikuar të gjithë pacientët që vuajnë nga sëmundja. Autoritetet shëndetësore do të ofrojnë kujdes të veçantë edhe për fëmijët, të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike.

Pheniani kumtoi se është duke u punuar në dezinfektimin e kapaciteteve për largimin e ujërave të zeza dhe deponive dhe për kontrollin nëse uji i pishëm është i sigurt. Natyra e sëmundjes është e paqartë, ndërsa vëzhguesit nuk e përjashtojnë mundësinë e paraqitjes së tifusit ose kolerës në këtë vend kryesisht të izoluar.

Të premten, mediat njoftuan se mbi 800 familje janë goditur.