Koordinimi i parë i rregullt pas pushimit kolektiv të Kuvendit

Shkup, 30 gusht – Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi dhe deputetët sot në Kuvend e mbajtën koordinimin e rregullt, në ditën e parë të punës pas kthimit nga pushimi kolektiv në të cilin, siç informojnë është dakorduar kësaj jave më 1 shtator të vazhdojnë seancat e tjera të papërfunduara, ndërsa seanca e ardhshme plenare të caktohet më 14 shtator.

Koordinimi i rregullt, siç informojnë nga shërbimi për shtyp i Kuvendit ka qenë në përbërje të plotë.

Xhaferi, në koordinim, apeloi të respektohen protokollet shëndetësore siç respektoheshin edhe deri tani, që, siç thuhet në kumtesë, të mbrohet shëndeti i deputetëve, të punësuarve dhe familjeve të tyre.

Deputetët kthehen në punë në Parlamentin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, gati një muaj e gjysmë para zgjedhjeve lokale.

Tani zyrtarisht në uebfaqen parlamentare vetëm më 1 shtator (e mërkurë) janë caktuar tre seanca të Komisionit për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Midis Bashkësive, si dhe një seancë e Komisionit për Sistem Ekonomik.

Në komisionet për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive në rend të ditës është Projektligji për Ndryshimin e Ligjit për nëpunësit administrativ, në leximin e dytë, të parashtruar nga deputetët e shumicës qeverisëse, Projektligji për ndryshimin e ligjit për kundërvajtjet, me procedurë të shkurtuar, në leximin e dytë, si dhe Projektligji për ndryshimin e Ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale, në procedurë të shkurtuar, gjithashtu në leximin e dytë.

Komisioni për Çështjet Ekonomike do të diskutojë Projektligjin për ndryshimin e Ligjit për shoqëritë tregtare, Projektligjin për ndryshimet në Ligjin për metrologjinë, Projektligjin për ndryshimet në Ligjin për kontrollin e metaleve të çmuara, Projektligjin për ndryshimin e Ligjit për artizanate, Projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Kontrollin e eksportit të mallrave dhe teknologjive me Përdorim të dyfishtë, Projektligjin për ndryshimin e Ligjit për sistemin e me një sportel dhe për mbajtjen e regjistrit tregtar dhe regjistrit të personave të tjerë juridikë dhe Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tregtinë, të gjitha në leximin e dytë.