Kontrolle të përforcuara të komunikacionit në Tetovë, për katër orë dënohen 13 shoferë për mosdhënien e përparësisë për kombësorë

Tetovë, 3 shkurt – Policia e Tetovës këtë javë për çdo ditë kontrollon sa shoferët i respektojnë obligimet ndaj këmbësorëve.

Aksioni i sotëm i përforcuar prej orës 8 deri 12 ka rezultuar me 13 dënime për shoferët.

“SPB Tetovë do të vazhdojë me aktivitete të tilla edhe gjatë periudhës së ardhshme dhe përsëri u apelon shoferëve që t’u japin përparësi dhe t’i lëshojnë këmbësorët, ndërsa këmbësorët, megjithatë i këshillon të mos i kalojnë rrugët ku të mnbërrijnë dhe rregullisht ta respektojnë sinjalizimin e vendosur”, tha zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifovski.