Konkurs për akreditim të Shoqatave të mësimdhënësve për organizimin е garave për nxënës
Shkup, 7 mars – Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall Konkurs për akreditim të Shoqatave të mësimdhënësve për organizimin e garave për nxënësit në lëndë të caktuara në arsimin e mesëm. Në këtë Konkurs të drejtën e pjesëmarrjes e kanë Shoqatat e mësimdhënësve të cilët janë të regjistruara si Shoqata së paku tre vjet deri në ditën kur do të paraqesin deklaratë për organizimin e garave dhe të sigurojnë organizimin e garave në të gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në të gjitha gjuhët mësimore.
Për organizimin e garave akreditohet nga një Shoqatë të mësimdhënësve ose Sindikata e shoqatave për lëndë mësimore të veçant, gjegjësisht lëmi për periudhë trevjeçare e llogaritur nga data e dhënies së Vendimit për akreditim.
“Shoqatat e mësimdhënësve të zgjedhura, gjegjësisht Sindikatat e shoqatave me rregullore për organizimin e garave, do të rregullojnë mënyrën e organizimit, si dhe garat e nxënësve do t’i organizojnë përmes mësimdhësve të cilët ligjërojnë lëndë mësimore të veçantë, lëndë apo fushë përkatëse si dhe do të sigurojnë organizimin e garave në të gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në të gjitha gjuhët mësimore me përjashtim të garave në Gjuhë dhe letërsi shqipe dhe Gjuhë dhe letërsi turke”, thuhet në kumtesën e MASH-së.

