Konfiskohet materie kimike për prodhimin e amfetaminës në vlerë prej mbi 50 milionë euro në aeroportin e Shkupit
Shkup, 3 shkurt – Nëpunësit policorë nga Sektori për shuarjen e krimi të organizuar dhe krimit serioz – Njësiti për trafikim të paligjshëm me drogë në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë publik për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit, Prokurorisë Publike të Turqisë, Shërbime doganore të Turqisë dhe Maqedonisë së Veriut, si dhe SELEK (Qendra për zbatimin e ligjeve në Evropën Juglindore), sot realizuan aksion ndërkombëtar policor në të cilin në aeroportin e Shkupit janë konfiskuar mbi një tonë prekurosë për marrjen e llojit të amfetaminës stimuj, të klasifikuar në kategorinë e parë të listës kombëtare të prekusorëve, kumtoi ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.
“Prekurosi është furnizuar nga ana e shtetasve tanë nga persona nga Kina, të cilët përmes Turqisë ka arritur në Maqedoninë e Veriut, me destinacion të fundit në vendet e Bashkimit Evropian, me qëllim të prodhimit të mëtutjeshëm të drogës sintatike amfetaminë dhe metamfetaminë”, kumtoi Spasovski.
Vlerësimi fillestar sipas kompetentëve është se nga sasia e furnizuar e prekusorit është dashur të prodhohet amfetaminë me vlerë prej mbi 50 milionë euro. Në aksion janë privuar nga liria dy persona si pjesë e grupit kriminal ndërkombëtar, ndërsa janë duke u ndërmarrë masa dhe aktivitete edhe për arrestimin e personave të tjerë.
Nga Prokuroria publike sqaruan se në aksionin e zbatuar janë konfiskuar 40 paketime të materies kimike me peshë të përgjithshme prej 1.105 kilogramë.
Prej atje informojnë se gjatë ditës së sotme personat e arrestuar do të dalin para gjykatësit të procedurës paraprake pranë Gjykatës themelore penale – Shkup dhe për të njëjtit është propozuar shqiptim i masës së paraburgimit.
“Kjo materie kimike e njohur edhe si Phenylacetone dhe Benzyl Methyl Ketone BMK (P2P) paraqet prekusorin e parë për marrjen e llojit të amfetaminës të stimuluesit dhe shfrytëzohet për përpunim të paligjshëm të amfetaminës, metamfetaminës dhe MDMA – tabela ekstazë. Sipas vlerësimeve të para me sasinë e konfiskuar të prekusorit do të prodhohej amfetaminë në vlerë prej mbi 50 milionë euro”, kumtuan nga Prokuroria.

