“Konfirmohet lajmi i Zhurnal-it”, Lëvizja Besa do të thërrasë tryezën e partive politike shqiptare
Shkup, 31 tetor – Agjencia e lajmeve Zhurnal ditë më parë “ekskluzivisht” shkroi se Lëvizja Besa do të bëj thirrje për tryezën e partive shqiptare për të diskutuar heqjen e 20% nga Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Lëvizja BESA në mbledhjen e fundit të Kryesisë Qendrore ka sjellë vendim për të autorizuat kryetarin e partisë të organizon thirrjen e takimit të radhës në kuadër të tryezës së partive parlamentare shqiptare konform marrëveshjes politike te partive shqiptare ne RMV.
“Ditëve në vazhdim do dërgojmë ftese te gjitha subjektet politike shqiptare të përfaqësuara në parlament dhe presim që ashtu si jemi zotuar bashkërisht t’i përmbahemi zotimeve tona nga Deklarata e përbashkët”, njoftojnë nga Lëvizjes Besa për Zhurnal.mk.