Konferencë: Sporti është gjuhë universale dhe duhet të shfrytëzohen përparësitë e diplomacisë sportive
Shkup, 15 shkurt – Sporti me të vërtetë është gjuhë universale, i lidhur me vlera, por ekziston edhe lidhje e ngushtë dhe e vjetër mes sportit, politikës, diplomacisë, Sporti është pjesë edhe e një bashkëpunimi specifik në kudër të qasjes së re mes Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Bullgarisë, qasje e re për të cilën shpresojmë se së shpejti do t’i japë rezultatet evropiane.
Këtë e theksoi ambasadori francez, Siril Bomgartner në konferencën e sotme, organizuar nga Ministria e Punëve të jashtme në bashkëpunim me Qeverinë dhe Ambasadën e Republikës së Francës në Shkup, me temë “Diplomacia sportive: Sporti si vegël për avancimin e interesave nacionale dhe prioriteteve të jashtme politike”.
“Ekziston lidhje e ngushtë dhe e vjetër mes sportit, politikës, diplomacisë, Sepse lojërsat olimpike prej se sërish u vendosën nga Pjer de Kuberten në vitin 1894, paralajmëronin episode me intensitet të vërtetë politik. Lojërat olimpike në Berlin në vitin 1934 me të vërtetë ishin propagandë, si dhe lojërat olimpike tani në Pekin, përkatësisht diplomacia ping-pong u bë praktikë e vendosur pasi që lojtarët amerikanë dhe kinezë të ping-pongut ndihmuan në ngrohjen e marrëdhënieve mes Kinës dhe SHBA-së. Mund t’i shtojmë shembujt dhe të kthehemi prapa në antikë. Por, do të them se sporti është pjesë e bashkëpunimit specifik në kuadër të qasjes së re mes Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Bullgarisë, qasje e re për të cilën shpresojmë se së shpejti do t’i japë rezultatet evropiane”, tha ambasadori Bomgartner.
Lidhur me sfidat me diplomacinë sportive të cilat mund të jenë të natyrës ekonomike, theksoi ai, ekziston industri e vërtetë sportive dhe një diplomaci aktive mund të ndihmojë në atë promovim.
Pesë nga qëllimet e zhvillimit të përhershëm të KB-së janë të lidhura me sportin siç janë barazia gjinore, inkluzioni social dhe mbrojtja e Planetit tonë, dhe prandaj, theksoi ai, diplomacia sportive do të thotë luftë e vazhdueshme që bota jonë të jetë më e mirë.
Franca zhvillon diplomaci sportive e cila është avangardë e llojit të vet në suaza botërore, dhe prej janarit të vitit 2014 emëron edhe ambasador për sport. Bomgartner theksoi se ekziston edhe bashkëpunim sportiv mes Francës dhe Maqedonisë së Veriut, Ambasada vazhdimisht e mbështetë turizmin malor dhe sportin, por gjithashtu vendin e vizituan edhe numër i madh i gazetarëve sportivë. Ky bashkëpunim rreth natyrës ka edhe dimension ekologjik dhe njëkohësisht bën avancimin e pasurisë natyrore kulturore që e posedon ky vend.
Në perspektivën e Lojërave olimpike dhe paraolimpike në Paris në vitin 2024, ambasadori Bomgartner theksoi se sporti merr vend të rëndësishëm edhe në kuadër të kryesimit francez dhe paralajmëroi organizim të dy konferencave tematike për sportin dhe qëllimet për zhvillim të përhershëm në partneritet me UNESKO-n edhe në Strasburg në parlamentin evropian.
Shefi i diplomacisë, Bujar osmani, nga ana e tij theksoi se Franca është vendi i parë i cili në raport të rregullt pune ka ambasador për diplomaci sportive dhe një nga vendet që ka zhvilluar strategji për diplomaci sportive, që tek ne, siç tha ai, duhet të pranojmë, është terminologji mjaft e re.
“Sporti mund të bëjë promovim të të gjitha vlerave tona, por edhe të shërbejë si urë mes popujve në rajon, në Evropë dhe më gjerë. Është e domosdoshme edhe strategjia dhe përpjekja shtesë që potenciali sportiv të orientohet drejt prioriteteve dhe interesave nacionale, duke pasur në mendje se me të vërtetë kjo është një punë fisnike”, theksoi Osmani.
Për ato shkaqe, shtoi ministri, Maqedonia e Veriut i shfrytëzon dhe i din përparësitë për zhvillim të marrëdhënieve ndërkombëtare përmes diplomacisë sportive, por edhe do të tentojë të japë kontribut më të madh dhe të vendosë miqësi të përbashkëta me më shumë vende në botë, siç bëjmë me Francën.
“Dëshiroj të dërgoj porosi të fuqishme lidhur me diplomacinë sportive, e cila duhet të avancohet gjithnjë e më shumë, për afirmim të kulturës sonë, të prioriteteve tona politike në skenën ndërkombëtare”, tha Osmani.
Ai, në kontekst të kryesimit aktual të Francës me BE-në, shtoi se për ne është shumë me rëndësi që Franca e mbështetë procesin e integrimit të vendeve nga Ballkani Perëndimor me standarde të vendosura në mënyrë të qartë.
“Të gjithë presim se kjo dinamikë e re do të rezultojë për ne me zgjidhje pozitive, e ai është fillimi i negociatave që do të mbështetet nga të gjitha anëtaret e BE-së. Por siç përmenda më lartë, të mos ngarkohemi me tema politike në këtë ngjarje, por të përqendrohemi në diplomacinë sportive si temë që na bashkon sot”, shtoi Osmani.
Në konferencë do të ketë tre panel diskutime në tema si “Sporti si vegël për qëllime diplomatike dhe arritje të prioriteteve të jashtme politike”, “Sporti si vegël për zhvillim ekonomik dhe tërheqje të investimeve” dhe “Sporti si platformë për afirmim të vlerave dhe krijimit të partneriteteve të qëndrueshme”. Në debat do të marrë pjesë edhe ambasadorja franceze për diplomaci sportive, Lorens Fisher.

