Konferencë „Skill4FutureWeek”: Rruga drejtë ndryshimeve transformuese

Shkup, 22 mars – „Skill4FutureWeek”: Rruga drejtë ndryshimeve transformuese është quajtur konferenca treditore që fillon prej sot në Shkup, në kuadër të projektit “Tejkalim i hendekut te aftësitë digjitale për krijimin e vendeve të reja dhe më të mira punës” i mbështetur nga Ambasada e Britanisë në Shkup.

Janë paralajmëruar fjalime të ministres së Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, si dhe e Armen Grigorjan, përfaqësues i përhershëm i UNDP-së në shtet, Mensur Diaje nga Centrali i UNDP-së në Nju-Jork dhe Xhulia Smit, ambasadore e përbashkët në Ambasadën e Britanisë në Shkup.

Gjatë projektit, gjatë dy viteve të kaluara rreth 400 profesionistë nga industria, praktikues dhe studentë kaluan trajnime për aftësi të reja në lidhje me teknologjitë e reja dhe shfrytëzimin e zgjidhjeve moderne softuerike për ndërtimtari, tekstil dhe burime të rinovueshme të energjisë të organizuara nga Qendra e sapoformuar Qendra për Aftësi të Reja #SkillsNext pranë Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë.