Konferencë përfundimtare për punë demokratike policore
Shkup, 17 qershor – Konferencë përfundimtare për punë demokratike policore, organizuar nga Eurothink – Qendra për strategji evropiane do të mbahet sot në Shkup.
Konferenca mbahet në kuadër të projektit “Drejt policisë transparente, llogaridhënëse dhe inkluzive në Republikën e Maqedonisë së Veriut” – financiarisht e mbështetur nga Fondi Nacional për Demokraci nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Qëllim kryesor i projektit është të kontribuohet drejt përmirësimit të mendimit publik dhe mirëkuptimit lidhur me transparencën dhe llogaridhënien e organizatës policore, përmes shkallës së rritur të mbikëqyrjes dhe dialogut me qëllim të sjelljes më të mirë dhe zbatimit të politikave të cilat kanë të bëjnë me sigurinë publike.
Në konferencë do të prezantohen rezultatet kyçe nga projekti për sfidat institucionale për implementim të politikave të qëndrueshme, të kahëzuara drejt përmirësimit të integritetit policor, përfshirë edhe studime të cilat sigurojnë rekomandime praktike dhe udhërrëfyes drejt punës më transparente, llogaridhënëse dhe inkluzive të policisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut

