Konferencë për zhvillimin e reformave në gjyqësor dhe kthimin e besimit në sistemin gjyqësor

Shkup, 29 mars – Grupi bulprint i organizatave të shoqërisë civile për reforma në gjyqësor sot organizoi konferencë “Zhvillimi i reformave në gjyqësor – Drejt kthimit të besimit të qytetarëve në sistemin gjyqësor”.

Konferenca organizohet me rastin e Ditës së gjyqësorit të Maqedonisë së Veriut – 31 Marsi, ndërsa në kuadër të projektit “Për drejtësi – Ndjekjen e zbatimit të Strategjisë për reforma në gjyqësor në vitin 2021”, informojnë organizatorët.

Siç është paralajmëruar, konferenca do të mbahet në hotelin “Aleksandar Pallas” – Shkup në formë të një ngjarje hibride, që do të ndiqet drejtpërdrejtë, si edhe përmes platformës “zum”.