Konferencë për arsim “Lidhja mes mirëqenies së fëmijëve dhe arritjet e tyre”

Shkup, 9 mars – Konferenca dyditore kushtuar temës “Lidhja mes mirëqenies së fëmijëve dhe arritjet e tyre”, do të mbahet sot dhe nesër në Shkup, si nismë e përbashkët e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ambasadës britanike në Shkup dhe UNICEF.

Në hapje të konferencës, siç është paralajmëruar do të mbajnë fjalime Dimitar Kovaçevski, ambasadorja e Mbretërisë së Bashkuar, Rejçell Gallouej dhe përfaqësueses së UNICEF-it, Patricia Di Xhovani.

Në konferencë do të marrin pjesë ekspertë për arsim nga rajoni dhe më gjerë që të ndajnë përvoja dhe të dhëna për njohuritë të më reja në fushën e mësimit socio-ekonomik në fëmijërinë e hershme dhe rëndësinë e rritjes së teknologjisë dhe mjeshtërive digjitale dhe si ato janë të ndërlidhura me mirëqenien e përgjithshme të nxënësve dhe shëndeti mendor.

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska sot do të hapë bllokun e parë dhe të dytë të diskutimeve, në të cilat do të flitet për rëndësinë e edukimit parashkollor, nevojën për zhvillim holistik në fëmijëri dhe rëndësinë në rritje të të mësuarit socio-emocional në fëmijërinë e hershme.

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, siç është paralajmëruar, nesër do të hapë bllokun e tretë dhe të katërt të diskutimeve se si sistemi arsimor duhet të nxisë inovacionin, konkurrencën dhe përparimin, duke nxitur në të njëjtën kohë solidaritetin, mirëqenien dhe zhvillimin holistik.