Konferencë onlajn për prezantimin e analizave për korrupsion në sferat e mjedisit jetësor dhe shëndetësisë

Shkup, 24 shkurt – Platforma e organizatave civile për luftë kundër korrupsionit sot do të mbajë prezantim të analizave “Hartimi i rreziqeve nga korrupsioni në mjedisin jetësor”, “Verifikimi antikorrupsion i Ligjit për mjedis jetësor” dhe “Analiza e barazisë së shërbimeve të porositura shëndetësore në Kovid-qendrat e ndryshme”, të përgatitura me mbështetje financiare nga Fondacioni Shoqëri e hapur – Maqedoni.

Diskutimi ka për qëllim t’i prezantojë konstatimet nga analizat dhe të bëjë sublim të ngjarjeve që ndodhin në vitin 2021 në dy fusha të ndryshme nga korrupsioni: mjedisi jetësor dhe shëndetësia.

Njëherit, sipas Platformës së organizatave civile për luftën kundër korrupsionit, kjo do të jetë mundësi që të jepet kthesë në sfidat e mundshme që po ndodhin.

Konferenca do të mbahet onlajn në platformën ZOOM në ora 133:30.