Konferencë në suaza të projektit “Kundërshtim vertikal ndaj prerjeve të paligjshme në Maqedoninë e Veriut”
Shkup, 23 shkurt – Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski mori pjesë në konferencën e sotme përfundimtare në suaza të projektit “Kundërshtim vertikal ndaj prerjeve të paligjshme në Maqedoninë e Veriut”, në organizim të Qendrës për strategji evropiane “Eurothink”, të mbështetur nga Ambasada e Kanadasë në Beograd, në suaza të Fondit kanadez për nisma lokale.
“Mbrojtja e të mirave materiale natyrore, pavarësisht nëse kanë pronësi private ose shoqërore, veçanërisht sot, kur debatet aktuale për ndryshime klimatike dinamike dhe sfida ekologjike janë ndërmjet temave globale primare, nuk mundet ndërsa të mos jetë çështje e vlerës imperative, si në nivel ligjvënës ashtu edhe institucional në të cilën edhe të jetë shoqëri moderne”, ka theksuar ministri Spasovski në fjalimin e tij.
Siç informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, Spasovski ka theksuar se mbrojtja dhe parandalimi nga prerjet e paligjshme të pyjeve preferon ekzistencën e konceptit, sistemit, mekanizmit të veprimit ndërinstitucional, duke potencuar se projekti paraqet një hap cilësor të jashtëzakonshëm në drejtim të financimit të përbashkët institucional dhe civil të drejtimeve strategjike për mbrojtje cilësore dhe efikase dhe parandalim nga problemi i prerjeve të paligjshme të pyjeve me të cilin, veçanërisht në dhjetë vitet e fundit shteti përballet në mënyrë më intensive.
Sipas Spasovskit bëhet fjalë për krim i cili aspak nuk është naiv, ndërsa në drejtim të asaj flasin edhe të dhënat e nxjerra nga aktivitetet konkrete policore në ekspozimin dhe shtypjen e këtij lloj krimi, sipas të cilit për periudhën e vitit 2016-2021, janë evidentuar mbi 64.000 metra kub masë druri e prerë në mënyrë të paligjshme, ndërsa dëmi material i vlerësuar arrin gati 169 milion denarë.
Spasovski ka vlerësuar se në publikimin kërkimor-analitik të Qendrës për strategji evropiane “Eurothink” janë shënuar udhëzimet cilësore për një qasje multiinstitucionale ndaj problemit, janë dhënë udhëzimet strategjike të cilat mund të jenë të dobishme në ndërtimin e zgjidhjeve sistematike për parandalim të prerjeve të paligjshme të pyjeve