Konferencë ndërkombëtare “Njerëzit në lëvizje, shtetësi, identitet dhe zhvillim” në Universitetin “Nënë Tereza”

Shkup, 20 maj – Në organizim të Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup sot do të mbahet edicioni i gjashtë i Konferencës ndërkombëtare për migrim e titulluar “Njerëzit në lëvizje, shtetësi, identitet dhe zhvillim”.

Konferenca organizohet në partneritet me Universitetin në Sasari-Itali, Universitetin në Prishtinë-Kosovë, Universitetin “Shën Pali”-Ohër dhe organizatën joqeveritare “Legis” nga Shkupi.

Siç informojnë nga Universiteti “Nënë Tereza” në hapjen e konferencës do të ketë fjalim rektori prof.dr. Izet Zeqiri, ndërsa mysafirë nderi do të jenë ministri i Financiave Fatmir Besimi, ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Admirim Aliti dhe zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës Lulzim Aliu.