Konferencë: Maqedonia e Veriut mund të bëhet lider rajonal dhe global i Partneritetit për pushtet të hapur
Shkup, 23 shkurt – Maqedonia e Veriut i ka avancuar reformat në tre segmente kyçe: partneritet me qytetarët, përfshirje të bashkësive të margjinalizuara dhe luftën kundër korrupsionit, në dekadën e fundit ka arritur përparim të madh dhe mund të bëhet lider i vërtetë rajonal dhe global i Partneritetit për pushtet të hapur (PPH).
Këtë e theksoi drejtori kryesor ekzekutiv i PPH-së, Sanxhaj Pradhan në konferencën e sotme me rastin e dhjetë viteve Partneritet për pushtet të hapur në vend.
Në video fjalimin, Pradhan e inkurajoi Maqedoninë e Veriut që ta shpërndajë përparimin e saj me vendet e tjera dhe të ndërmerr rol udhëheqës në fushat ku ka ekspertizë.
“Për dhjetë vite keni bërë përparim të madh në fushën e pjesëmarrjes civile dhe konsultimeve publike. Lidhur me bashkësitë e margjinalizuara, ne shpesh e theksojmë punën pioniere në Maqedoninë e Veriut për përforcimin e qasjes deri te drejtësia për minoritetin rom. Dekadën e fundit keni arritur përparim të konsiderueshëm edhe në reformat antikorrupsion, për shembull – në furnizimet publike, regjistrimin e pronarëve të vërtetë, transparencën fiskale, paraqitjen e pronës,…Njëjtë e rëndësishme është edhe angazhimi për publikimin e të dhënave për furnizimet publike. Ju inkurajojmë që ta shpërndani përparimin tuaj me vendet e tjera dhe të ndërmerrni rol udhëheqës në fushat tuaja të ekspertizës”, tha drejtori kryesor ekzekutiv i PPH-së.
Kryeministri Dimitar Kovaçevski përmendi se vullneti i fuqishëm politik për reforma të cilat i kanë transformuar institucionet në servis të vërtetë të qytetarëve, mbetet mes prioritetet kryesore.
“Përfshirja e të gjitha palëve të interesuara si partnerë dhe mekanizmave kontrollues, e kanë bërë Qeverinë më transparante dhe më përgjegjëse. Procesi krijoi bazë për participim, për menaxhim efikas me resurset publike, për ndërtimin e sistemit të integritetit dhe për krijimin e mjedisit për qasje deri te informatat dhe të dhënat transparente. Përfitimet nga partneriteti i hapur qeveritar ishin qartë të njohura si hap i madh në llogaridhënie dhe transparencë. Ndërtojmë kulturë të re politike, e cila do të jetë parim i sundimit jo vetëm tani, por edhe në të ardhmen”, tha Kovaçevski.
Përmes konceptit të transparencës, përgjegjësisë dhe llogaridhënies, Qeveria, tha kryeministri, i ka afruar institucionet deri te qytetarët dhe i ka përfshirë në krijimin e politikave.
“Këtë e njohim si mënyrë të vetme të rregullt për krijimin e politikave të cilat u përgjigjen interesave dhe nevojave të të gjithë qytetarëve. Koncepti i pushtetit të hapur mundësoi dërgesë të shërbimeve cilësore dhe e ka rritur besimin te qytetarët, ndërsa Qeverinë e ka bërë më transparente dhe më përgjegjëse. I kemi afruar institucionet deri te qytetarët, qytetarët i kemi përfshirë në krijimin e politikave. Ky koncept ka pasur kontribut të madh për vendin që të transformohet nga shteti i robëruar në shoqëri të hapur. Ky koncept tanimë është zgjeruar, e kanë pranuar komunat dhe Kuvendi dhe pushteti gjyqësor, që është kontribut i përgjithshëm në sundimin e së drejtës. Të jesh në vendin e fundit në vitin 2016 në rajon, pastaj të arrihet në të parin dhe të mbetesh në krye tre vite me radhë, do të thotë punë, përkushtim dhe përgjegjësi”, tha Kovaçevski.
Kryeministri përmendi edhe se vendi nga vendi i fundit në vitin 2016 në rajon, është ngjitur në të parin lidhur me sundimin transparent dhe aty është ende, tanimë tre vite. U përqendrua në katër planet e deritanishme aksionale, përmes të cilave janë zbatuar mbi 50 masa dhe aktivitete për të drejtat e qytetarëve dhe për përmirësimin e statusit të tyre, ndërsa me planin e pestë aksional, shtoi ai, bëhet hap i madh përpara.
“Maqedonia e Veriut është në rendin e shteteve të para të cilat e kanë zgjeruar fushën e pushtetit të hapur ndaj të gjitha institucioneve”, tha Kovaçevski.
Në fjalimin i ka përmendur edhe kasafortën e hapur, përmes së cilës, tha, zvogëlohet korrupsioni dhe rritet besimi te bashkësia e biznesit, si dhe procesi i digjitalizimit, i cili, si shtoi, është në interes për të gjithë.
Para të pranishmëve, fjalim mbajti edhe ministri i Shoqërisë Informative dhe Administratës, Admirim Aliti.
“Maqedonia e Veriut ka rezultate të njohura në proceset e qeverisë së hapur. Nga përfshirja në këtë iniciativë në vitin 2011, përmes pesë planeve të veprimit, me përkushtim ndiqej nevoja për angazhim më të madh dhe përfshirje të qytetarëve në procesin e vendimmarrjeve, vendosjen e standardeve më të mëdha të integritetit dhe qasje më të madhe deri te teknologjia. Financat e hapura dhe qasja tek informatat për pagesë të institucioneve shtetërore ndaj formave, institucioneve të tjera dhe personave fizikë, buxheti i qytetit, rritja e afatit për konsultim të propozim ligjeve të ENER, qasjes në më shumë se 300 sete informatash të portalit për të dhëna të hapura, vendosjes së regjistrit për pronarë të vërtetë, janë vetëm një pjesë nga rezultatet e arritura”, tha Aliti.
Sipas tij, PPH është partneritet unik dhe i fuqishëm, në thelbin e të cilit është përkushtimi i përbashkët dhe përkushtimit të madh të sektorit publik dhe joqeveritar gjatë bashkëkrijimit të zgjidhjeve transformuese.
Aliti porositi se vendet anëtare të PPH-së para 10 viteve u pajtuan që të punojnë në transparencë më të madhe të pushtetit, angazhim më të madh të qytetarëve në procesin e marrjes së vendimeve, standarde më të mëdha të integritetit dhe qasje më të madhe deri te teknologjia për të gjithë njerëzit në të gjitha vendet.
“Veglat inivative nga kjo iniciativë mundësuan transparencë më të madhe dhe llogaridhënie të komunave në vendin tonë, me ç’rast vitin e kaluar janë shpallur për një nga fituesit globalë të Samitit për Partneritet për pushtet të hapur, që mbahet në Seul, Republika e Koresë”, tha ministri.
Maqedonia e Veriut është një nga 78-të vendet, i cili në vitin 2011 e ka nënshkruar Deklaratën për qeveri të hapur, nga e cila doli iniciativa Partneritet për pushtet të hapur. Siç u tha në konferencë, gjatë disa viteve të kaluara, me përkushtim të jashtëzakonshëm të Qeverisë dhe shoqërisë qytetare, me iniciativë janë krijuar shumë përfitime: është rritur qasja deri te informatat që kontribuon për zvogëlimin e korrupsionit. Ndërsa ka edhe gjithnjë e më tepër të dhëna të hapura, të cilat janë në interes të mediumeve, të bashkësisë së biznesit dhe secilit qytetar, me çfarë krijohet potencial për besim, posaçërisht te kompanitë që është me rëndësi kyçe për zhvillimin e ekonomisë