Konferencë kombëtare për përmirësimin e sistemit për arsim profesional dhe stërvitje në pesë rajone në vend

Shkup, 3 tetor – Konferenca kombëtare me temë “Përmirësimi i sistemit për COO në pesë rajone – potencial dhe vlerësim i kapaciteteve të shkollave të mesme profesionale” , sot do të mbahet në Shkup në organizim të IPA projektit “Rritje e atraktivitetit, inkluzivitetit dhe rëndësisë së arsimit profesional dhe stërvitjes dhe arsimimit për të moshuarit”.

Konferenca ka për qëllim ta prezantojë raportin për vlerësim të kapaciteteve të shkollave të mesme profesionale në pesë rajone në vend dhe palët e identifikuara dhe dobësitë e sistemeve për arsim profesional dhe stërvitjet në to. Në bazë të rezultateve, konkludimeve dhe rekomandimeve të formuluara në raport, gjatë periudhës së ardhshme do të zhvillohen rekomandime për identifikim të së paku dy shkollave të mesme profesionale nga pesë rajonet, të cilat kanë potencial të transformohen në qendra rajonale për arsim profesional dhe stërvitje.

Konferenca është pjesë e aktiviteteve të projektit “Rritja e atraktivitetit, inkluzivitetit dhe rëndësisë së arsimit profesional dhe stërvitjes së të moshuarve”, EuropeAid/140265/IH/SER/MK, i financuar nga Bashkimi Evropian përmes IPA 2 Programit, i cili filloi me implementim më 27 shtator të viti 2021 dhe do të zgjat 36 muaj.

Qëllimi kryesor i projektit është të përmirësohet harmonizimi i shkathtësive së të rinjve dhe të moshuarve në pajtim me nevojat e tregut të punës përmes rritjes së qasjes deri në arsimin profesional, stërvitjes dhe arsimit për të moshuarit, ndërsa u implementua nga ana e kompanisë WEglobal S.r.I – Itali, në konzorcium me Schulungscenter GmbH – Austri dhe Internationaler Bund (IB) – Gjermani