Konferencë gjyqësore ndërkombëtare: Gjyqësia duhet të jetë efikase dhe e pavarur

Shkup, 24 mars – Gjyqësia duhet ta demonstrojë pavarësinë e saj. Këshilli gjyqësor kohë më parë miratoi metodologji të re për vlerësimin e punës, por megjithatë, ai nuk është implementuar tërësisht, që çon në dyshim në opinion për përdorimin e praktikave transparente të bazuara në merita.

Këtë sot e theksoi ambasadorja e SHBA-së Kejt Bërnz në Konferencën e gjashtë gjyqësore ndërkombëtare “Pavarësia gjyqësore ndër procesin reformues – pritje dhe realitet” që mbahet sot dhe nesër në Shkup.

“Opinioni vëren edhe disa vende shumëvjeçare të zbrazëta të punës në gjykatat më të larta, që jep pamje të jofunksionalitetit dhe shtyrjes së lëndëve nga interesi publik. Ju ftoj të bëni avancim në këto zona që të mund drejtësia të jetë e kënaqshme në kohë”, nënvizoi ambasadorja Bërnz.

Sipas saj, për ta merituar respektin e qytetarëve të tyre, gjyqësia mund të jetë efikase, e pavarur dhe t’i kërkojë të gjithë të pavarur dhe të barabarta para ligjit.

“Nuk është sekret se opinioni nuk ka besim në drejtësi. Kthimi i besimit të opinionit mund të arrihet vetëm nëse secili prej jush shkon përtej betimit që keni bërë si gjyqtar. Mentoroni gjykatës të rinj. Lavdëroni pavarësinë tuaj kur përballeni me presion nga jashtë. “Shërbeni si shembull i gjykimit të paanshëm dhe jopartiak”, theksoi Bërnz.

Maqedonia e Veriut, potencoi ajo, duhet të angazhohet për ndarjen e buxheteve gjyqësore dhe të prokurorëve të cilët janë në harmonizim me ligjet e tyre.

“Burimet e mjaftueshme publike, duke i përfshirë buxhetet e gjykatave dhe pagat e personelit, promovojnë pavarësinë dhe ndihmojnë në rezistimin e ndikimeve të jashtme. Si gjyqtarë dhe qytetarë të zakonshëm, flisni dhe kërkoni të zbatoni ligjet e vendit tuaj”, tha ambasadorja.

Zëvendësministri i Drejtësisë, Agim Nuhiu u përqendrua në reformat në gjyqësi, të cilët, siç tha, janë prioritet i Ministrisë dhe i Qeverisë.

“Qëllimi i Ministrisë dhe i Qeverisë është që të rritet kredibiliteti ose besimi i sistemit gjyqësor në tërësi si dhe përgjegjësia e prokurorëve dhe gjykatësve në punën e tyre. Me reformë dhe plan aktiv për përmirësimin e imazhit gjithëpërfshirës të sistemit gjyqësor qartë është se punët po përparojnë”, tha zëvendësministri i Drejtësisë.

Konfirmim se reformat në gjyqësi janë prioritet i tyre, siç potencoi, është edhe raporti i Komisionit Evropian.

Kryetari i Shoqatës së gjykatësve, Xhemail Saiti theksoi se vazhdimisht i ndjekin dobësitë të cilat shfaqen në gjyqësi.

“Ne merremi me çështjet të cilat kanë të bëjnë me etikën dhe veçanërisht çështjet e transparencës me shpresë se do të kontribuojmë në ngritjen e besimit në gjyqësi si dobësi e cila është detektuar nga të gjitha palët në shtet”, tha Saiti.

Lidhur me metodologjinë për vlerësim cilësor të gjykatësve, Saiti shpreson se ajo së shpejti do të implementohet.

“Unë fillemet e para të asaj metodologjie i kam parë në Kroaci në një vizitë studimore në vitin 2017 në gjyqësorin kroat dhe është një parim që zbatohet në shumë vende për sa i përket vetëvlerësimit të gjyqtarëve. Këtu ndërtohen mekanizma që ngjajnë, kanë premisat e një sistemi meritash dhe ofrojnë një pasqyrë më të qartë të promovimit të gjyqtarëve dhe përzgjedhjes së gjyqtarëve. Ajo metodologji është miratuar nga Këshilli Gjyqësor, është dhënë mendim nga Gjykata Supreme, shpresoj se do të gjejë zbatim së shpejti”, tha Saiti.

Kryetarja e Këshillit gjyqësor, Pavlina Cërvenkovska, vlerësoi se në dekadat e fundit pak është punuar në kthimin e besimit të qytetarëve në sistemin gjyqësor.

“Ky është një proces i gjatë dhe i vazhdueshëm, nuk mund brenda natës të kthehet besimi i qytetarëve në drejtësi. Në këtë proces përfshihen një sërë masash, aktivitetesh dhe unë gjithmonë e përmend këtu si bazë kyçe për të rikthyer besimin e qytetarëve, e kjo është metodologjia për vlerësimin cilësor të gjyqtarëve. Me këtë metodologji, qasja objektive e vlerësimit, e cila është bazë për ngritjen në detyrë të gjyqtarëve, do të jetë dominuese në kurriz të qasjes subjektive që mund të ketë çdo anëtar i Këshillit Gjyqësor dhe aq më tepër që gjyqtarët e nivelit të lartë. Gjykata do t’i vlerësojë gjyqtarët nga gjykata më e ulët, për të arritur përparimin”, theksoi Cërvenkovska.

Nga ana tjetër, ajo mendon se me këtë metodologji, motivimi personal i çdo gjykatësi do të rritet, sepse, siç tha, do të dijë me atë çka do të ofrojë drejtësi cilësore se do të vlerësohet realisht dhe kjo do të jetë bazë për avancimin e tij të mëtutjeshëm.

Cërvenkovska u përqendrua edhe në mungesën e gjykatësve, duke theksuar se me ndryshimet e Ligjit për marrëdhënie të punës mund të ndodh rreth gjashtëdhjetë gjykatës deri në fund të vitit të shkojnë në pension.

“Është fakt se ne kemi mungesë të gjykatësve. Nga 639 gjykatës, për momentin kemi 473 gjykatës. Me ndryshimet e Ligjit për marrëdhënie të punës mund të ndodh edhe rreth gjashtëdhjetë gjykatës deri në fund të vitit të shkojnë në pension. Reale është mungesa e gjykatësve në gjyqësi”, konkludoi Cërvenkovska