Konferencë e donatorëve në organizim të Komitetit nacional për parandalim të ekstremizmit të dhunshëm dhe luftë kundër terrorizmit

Shkup, 21 shkurt – Komiteti nacional për parandalim të ekstremizmit të dhunshëm dhe luftë kundër terrorizmit në hapësirat e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, mbajti konferencë të donatorëve ku morën pjesë përfaqësues nga organizata ndërkombëtare dhe misionet diplomatike.

Në konferencë, siç kumtoi Shërbimi qeveritar për shty, koordinuesi nacional për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe luftën kundër terrorizmit, Zllatko Apostollski, bashkë me zëvendësit e tij, Xheladin Ajvazi dhe Zllatko Arsov, shprehën falënderim të madh për të pranishmit për bashkëpunimin e deritanishëm dhe për mbështetjen e vazhdueshme që ia japin Komitetit.

“Koordinatori nacional theksoi se mbështetja e donatorëve në luftën kundër terrorizmit është veçanërisht e rëndësishme në pjesën e përforcimit të kapacitetit të institucioneve. Në konferencë u prezantuan projektet e realizuara dhe aktuale që janë duke u zbatuar në vendin tonë dhe u shkëmbyen përvoja dhe praktika të mira që mund të përdoren në përballimin e sfidave në këtë fushë”, informonm Shërbimi për shtyp.

Të pranishmit konstatuan se bashkëpunimi i suksesshëm i deritanishëm duhet të vazhdojë sepse është një nga kushtet themelore për realizimin e plotë të prioriteteve strategjike të Republikës së Maqedonisë së Veriut për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe luftën kundër terrorizmit