Konferencë “Digjitalizimi në arsim dhe trajnim profesional”

Shkup, 1 prill – Në hotelin “Meriot” sot, zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës Lulzim Aliu do të mbajë fjalim në ngjarjen promovuese “Digjitalizimi në arsimin dhe trajnim profesional”, të organizuar nga Qendra për Arsim Profesional dhe Trajnim, me mbështetje të projektit “Arsim për punësim në Maqedoninë e Veriut – Е4Е@mk” dhe Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim.

“Në konferencë do të prezantohen rezultatet e disa aktiviteteve lidhur me avancimin e arsimit të mesëm profesional përmes digjitalizimit, ndërsa theks do të vihet në promovimin e platformës së re INOVET (inovet.edu.mk), që do të shërbejë si bazë digjitale për zhvillim profesional të mësimdhënësve të shkollave të mesme profesionale. Përmes platformës, mësimdhënësit do të marrin informacione për trajnim dhe kurse dhe do të munden të njëjtat të realizohen onlajn”, kumtuan nga Ministria e Arsimit dhe Shkencë.