Konferenca “Format e reja të punësimit në tregun e ndryshueshëm të punës”
Shkup, 17 nëntor – Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska sot do ta hapë konferencën e quajtur “Format e reja të punësimit në tregun e ndryshueshëm të punës”, në organizim të Organizatës Ndërkombëtare të Punës, Shoqatës për të Drejtë të Punës dhe Sociale dhe fondacionin Impakt.
Konferenca, siç bënë të ditur nga MPPS, është në drejtim të mbështetjes së diskutimeve nacionale tripalëshe dhe miratimin e vendimeve për harmonizimin e legjislacionit dhe praktikave për marrëdhëniet e punës me standardet ndërkombëtare të punës dhe të drejtën e zbatuar të BE-së (ligje, institucione, praktika më të mira).
Harmonizimi i kornizës nacionale juridike dhe institucionale me Standardet ndërkombëtare të punës dhe e drejta e zbatueshme e BE-së është detyrim i Republikës së Maqedonisë së Veriut si anëtare e Organizatës Ndërkombëtare të Punës dhe përfaqëson element kyç për bisedimet e ardhshme për anëtarësim drejtë BE-së.
“Ky takim do të mbështesë diskutimet kombëtare trepalëshe dhe vendimmarrjen për qëllime të harmonizimit të legjislacionit dhe praktikave të punës dhe marrëdhënieve industriale me standardet ndërkombëtare të punës dhe ligjin e zbatueshëm të BE-së (ligjet, institucionet, praktikat më të mira). Takimi do të fokusohet në format e ndryshme të kontratave të punës, rregullimin dhe shpeshtësinë e tyre në nivel evropian. Do të ofrojë mundësi për të shqyrtuar nevojën për punë dinjitoze në ekonominë e platformës dhe do të vazhdojë diskutimin për format e ndryshme të kontratave të punës dhe idetë për rregullimin e tyre në legjislacionin maqedonas”,njoftojnë nga MPPS.


