Komunikacioni rrjedhshëm pa pengesa
Shkup, 24 nëntor – Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë kryesisht të thata. Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është i matur. Në vendkalimet kufitare nga ana e vendit tonë, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor dhe drejtim të kujdesshëm me automjetet, posaçërisht në rrugët nëpër fushëgropa, lugina lumenjsh dhe gryka malore, ku ka mundësi për paraqitje të shembjeve. Kjo posaçërisht ka të bëjë me akset Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
Prej 15.11.2023 filloi obligimi ligjor për posedim të obligueshëm të pajisjes dimërore në automjete, pa marrë parasysh të gjendjes momentale të motit. Ky obligim do të zgjasë deri më 15.03.2024.
Nga vërshimet e shkaktuara më 14.06.2023 në Dellçevë dhe rrethinë janë dëmtuar themelet e urës së Lumit të kuq në rrugën magjistrale A3 aksi Makedonska Kamenicl – Dellçevë. Komunikacioni në urë por zhvillohet në mënyrë alternative, nëpër një korsi.
Prej 15.11.2023, drejtimi rrugor Ohër – Resnjë, përmes parkut nacional Galiçicë, do të jetë i mbyllur për komunikacion për të gjitha llojet e automjeteve. Në vetë vendin është vendosur sinjalizim adekuat. Ky regjim kohor do të zgjasë deri më 01.04.2024.

