Komunikacioni nëpër rrugë të lagështa me mbetje të borës së shkrirë
Shkup, 2 shkurt – Komunikacioni nëpër rrugët shtetërore zhvillohet nëpër rrugë të lagështa me mbetje të borës së shkrirë pas intervenimit të ekipeve kujdestare të NP “Rrugët e Maqedonisë”, kumtoi Lidhja Auto Moto e Maqedonisë.
Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar, respektimin e sinjaleve të përcaktuara të komunikacionit e veçanërisht drejtim të automjetit me kujdes, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për pjesët rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

