Komuna e Tetovës u bëri thirrje qytetarëve në një aksion të madh për pastrimin e qytetit

Tetovë, 18 mars – Të hënën me rastin e Ditës së pranverës, 21 mars do të organizohet një eko aksion i madh për pastrimin e qytetit, paralajmëroi sot Komuna e Tetovës dhe bëri thirrje në përfshirje masive të qytetarëve në aksion.

“Aksioni është planifikuar të përfshijë disa lokacione – pika kritike, shkolla fillore dhe të mesme, deponi ilegale. U bëjmë thirrje të gjithë individëve të interesuar, shoqatave, organizatave (OJQ), kompanive, partive politike që t’i bashkohen aksionit. Gjithashtu janë thirrur të gjithë ata që mund të ndihmojnë me pajisje mekanike apo të tjera, në mënyrë që aksioni të jetë realisht efektiv dhe i suksesshëm, thuhet në thirrje.

Komuna u bën thirrje edhe ekonomistëve që të përfshihen në aksion duke pastruar hapësirën para godinave të tyre.

“Me atë rast njoftohen të gjithë tregtarët, pronarët e lokaleve, dyqaneve, restoranteve, bar-kafeve që të përfshihen me kontributin e tyre në aksion duke pastruar hapësirën para lokaleve të tyre. Duke vepruar së bashku, mund të kemi sukses që Tetovën ta bëjmë një qytet më të pastër, ashtu siç dëshirojmë të gjithë. Të interesuarit për informata më të detajuara mund të na shkruajnë në e-mailin në vijim: proffice@tetova.gov.mk. Të gjithë së bashku, për një Tetovë më të pastër, ashtu siç dëshirojmë, thuhet në njoftimin e sotëm të Komunës së Tetovës.

Pas marrjes së pushtetit, kryetari i ri njoftoi një fushatë eko-pastrimi në nëntor. Ishtë shtyrë për shkak të tragjedisë në Bullgari në të cilin në aksident autobusi humbën jetën 45 persona, mes të cilëve edhe banorë të Tetovës.