Komuna e Tetovës paralajmëron për stuhi lokale gjatë pasditës
Tetovë, 5 gusht – Komuna e Tetovës ka njoftuar dhe paralajmëruara qytetarët për motin e keq me shi dhe erë të përforcuar sot pasdite, paralajmërime të cilat i ka marrë nga ana e Qendrës për Menaxhim me Kriza.
Njëherësh informojnë se janë ndërmarrë masa për parandalimin e përmbytjeve nëpër qytet.
“Pasdite dhe gjatë natës, por edhe të premten në mëngjes, në disa vende do të ketë shi të rrëmbyeshëm, mot i keq dhe erë e përforcuar. Në nivel lokal do të ketë të reshura intensive me shira të rrëmbyeshëm në interval të shkurtë kohor, zbrazëtira të fuqishme elektrike, erë e përforcuar (mbi 80 km/0) dhe kushte për shi të shoqëruar me breshër. Rekomandimi është në rast të zbrazëtirave elektrike që qytetarët të jenë të kujdesshëm dhe të mos qëndrojnë jashtë dhe të gjejnë strehim”, informojnë nga Komuna e Tetovës.
Pas prognozave për të reshura shiu dhe erë të përforcuar këtyre ditëve NPK Tetovë “Ujësjellësi dhe kanalizimi” do të kryejë pastrimin e rrjetit të kanalizimit atmosferik dhe fekal në qytet.