Komuna e Gostivarit me aksion për pastrim/ Taravari: Zgjidhje e qeneve endacakë është formimi i një qendre shtetërore

Shkup, 13 maj – Komuna e Gostivarit së bashku me ndërmarrjen publike zhvilluan një aksion për pastrimin e qytetit. Aksioni, në të cilin morri pjesë edhe kryetari i komunës së Gostivarit Arben Taravari, kishte për qëllim edhe vetëdijesimin e qytetarëve për të ruajtur ambientin jetësor edhe të mos hedhin mbeturina në nëtyrë.


“Dolëm që ta bëjmë një pastrim gjeneral të qytetit për t’i vetëdijesuar qytetarët se pastërtinë në qytet nuk e mbanë vetëm një ndërmarrje por edhe qytetarët duhet të mbajnë pastërtinë e qytetit. E them këtë që të vetëdisojmë qytetarët por edhe të bëjmë aksione më të shpeshta. Të shohim si është të pastrosh atë që është hedhur nga qytetarë të pandërgjegjshëm dhe mund të them se në Gostivar kemi vende për t’i hedhur mbeturinat më shumë se në çdo qytet tjetër”, tha Arben Taravari, kryetar i Gostivarit.

Për problemin me qentë endacak Taravari thotë se zgjedhja do të ishte krijimi i një strehimore republikane.

“Zgjidhje ideale është që të bëhet një qendër për të gjithë Maqedoninë pasi problemi është se këta qenë barten nga një qytet në qytet tjetër”, shtoi Taravari.

Një aksion i tillë u paralajmërua edhe nga komuna e Tetovës për ditën e premte, por një gjë e tillë u anulua, ndërsa nga komuna nuk kanë dhënë asnjë sqarim.