Kompanitë më inovative në sektorin e marketingut dhe kërkimit të tregut

Shkup, 17 prill – Subjektet afariste inovative marrin pjesë me 48,2 për qind në numrin e përgjithshëm të subjekteve afariste në periudhën 2018-2020, tregojnë të dhënat e Entit Shtetëror për Statistikë.

Nga numri i përgjithshëm i subjekteve inovative të biznesit, 14 për qind kanë prezantuar inovacionin e produktit, 31,8 për qind inovacionin e procesit dhe 50,7 për qind kanë prezantuar inovacionin e produktit dhe procesit. Inovacionet e pezulluara ose të anuluara zënë 3.5 për qind të numrit total të subjekteve afariste ivonative.

Sipas sektorëve, më së shumti risi ka në sektorin e marketingut (reklama dhe propagandë) dhe kërkimi i tregut (76,3 për qind), pasuar nga sektorët e furnizimit me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar (66,7 për qind), aktivitete financiare dhe sigurime (61,1 për qind). ), kurse përqindjen më të ulët të inovacioneve e ka sektori Kërkim dhe Zhvillim Shkencor (17.6 për qind).