Kompani inekzistente për ashensorë nga Shkupi ka fituar 90 tenderë, Antikorrupsioni heton rastin

Shkup, 15 mars – Një kompani inekzistente në Shkup, me dokumente të falsifikuar, ISO certifikata dhe nënshkrime të falsifikuar, ka konkuruar edhe gjatë vitit 2018 dhe deri në vitin 2022 ka marrë me siguri rreth 90 tenderë për montim dhe servisim të ashensorëve, kryesisht nga institucionet publike, të cilat kanë dhënë mjete buxhetore. Kjo është lënda që në seancën e sotme e arsyetoi Vlladimir Georgiev, anëtar i Komisionit Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit (KSHPK) prej ku do të dorëzohet nisma për ndjekje penale në prokurorinë Themelore Publike – Shkup, si dhe paralajmërim deri te Qeveria, në seancë t’i njoftojnë të gjitha organet kompetente në procedurat për ashensorë nëse paraqitet ajo firmë.

Nga KSHPK theksojnë se nuk guxojnë të publikojnë emrin e firmës, por shfaqin shpresë se për këtë rast PP do të veprojë në mënyrë urgjente. Kjo firmë ishte e lidhur edhe me dy firma tjera nga Shkupi, të cilat punojnë gjithashtu në montim, servisim dhe mirëmbajtje të ashensorëve, për arsye se drejtuesi i kësaj firme është pronari i vërtetë i këtyre dy subjekteve tjera tregtare.

Siç sqaroi Georgiev lënda në KSHPK është pas denoncimit për dyshime për shfrytëzim të ISO certifikatave të falsifikuara nga ana e firmës, për servisim, riparim dhe montim të ashensorëve, me qëllim që të fitojë tender në ISHP Spitali i përgjithshëm i qytetit në Shkup.

Sipas Sofja Pejovska Dojçinovska, anëtare e KSHPK-së bëhet fjalë për krim klasik dhe veprim dhe nëse këto subjekte kanë vepruar një periudhë të gjatë kohore do të zbulohet nëse ato kanë punuar jo vetëm te subjektet publike, por me siguri edhe në ndërtesa banesore. Ajo tregoi se ai grup që ka funksionuar e ka ditur dobësinë e ligjit aktual. Imagjinoni rrezikun, me certifikata të rreme për ashensorë, jetë janë në pyetje”, potencon ajo.

Katica Nikollovska, anëtare e KSHPK-së, është e brengosur nga fakti se shfrytëzuesit përfundimtar janë institucionet shtetërore dhe ka dilema në cilën mënyrë KSHPK mund ta ndalë këtë firmë të marrë pjesë në furnizime publike me qëllim që të mos shkaktojë dëm të mëtutjeshëm dhe të ndodhë diçka me pasoja të padëshiruara.

Georgiev sqaroi se Spitali i përgjithshëm i qytetit ka shpallur tenderin, ndërsa Komisioni për furnizime publike në spital e ka kontrolluar vlefshmërinë e ISO certifikatave te vetë dhënësi i certifikave – firmë nga Kroacia, prej ku kanë marrë përgjigje se certifikatat janë të faksifikuara. Komisioni nuk e pranoi ofertën e firmës së përmendur, ndërsa firma inekzistente ka bërë ankesë në komisionin shtetëror për ankesat e furnizimeve publike, prej ku është refuzuar si e pabazë.

Ndërmjet informatave tjera dhe kontakteve të realizuara nga ana e KSHPK-së, Georgiev realizoi kontakt edhe me drejtorin e firmës kroate të autorizuar për certifikata, prej ku është konfirmuar se të gjitha ISO certifikatat që ishin shfrytëzuar gjatë pjesëmarrjes në tender të publikuar nga Spitali i përgjithshëm i qytetit, janë falsifikuar.