Komisioni për çështje historike bën thirrje që çështjet historike të kontrollohen me ta

Shkup, 23 qershor – Ekipi i Maqedonisë së Veriut në komisionin multidisiplinor ekspert për çështje të historisë dhe arsimit, sot përmes një kumtese drejtuar mediumeve pohon se Komisioni asnjëherë nuk ka biseduar dhe nuk ka harmonizuar propozim tekste të parashtruara tek qeveritë me qëllim që ato të shkruhen në përmendore, përkujtimore apo kështjella.

“Sërish, si edhe çdoherë kur marrëdhëniet politike mes Maqedonisë së Veriut dhe Bulglarisë përkeqësohen apo ndodhen para ndonjë sfide të madhe të tejkalohen kërkesat anakronike dhe absurde të Sofjes zyrtare, puna e Komisionit dhe anëtarët e palës së Maqedonisë së Veriut është lëndë e keqpërdorimit nga ana e faktorëve më përgjegjës në të dy shtetet, politikanët (si nga pushteti, ashtu edhe nga opozita), opinioni profesionist, si dhe nga ana e një pjese të madhe të mediave me raportimin e tyre jorpofesional”, thuhet në kumtesën e ekipit të Komisionit.

Për shkak të numrit të madh të dezinformatave dhe gënjeshtrave në opinion gjatë ditëve të kaluara, nga Komisioni duan të informojnë se Komisioni asnjëherë nuk ka biseduar dhe nuk ka harmonizuar tekste të parashtruara qeverive me qëllim që ato të shkruhen në përmendore, përkujtimore apo kështjella, siç është cekur në tekstin manipulues të portalit BGNES, të cilin pothuajse të gjitha mediumet në RMV e transmetuan pa kërkuar paraprakisht informata nga anëtarët e Komisionit në mënyrë që të kontrollohet saktësia e informatës dhe të konsultohet mendimi i tyre lidhur me këtë çështje.

Më tej në kumtesë ceket se pala e RMV-së asnjëherë nuk ka pranuar, as ndërkaq do të pranojë të jetë vegël e politikës, apo, ndërkaq, të punojë sipas instruksioneve me çka ai do të shndërrohej në trup politik për censurë, e jo trup i ekspertëve i cili ka për qëllim të ndihmojë të tejkalohen kontestet për të kaluarën të cilat janë keqpërdorur për qëllime politike.

Ekipi i Komisionit për çështje të historisë dhe arsimit thonë se është e domosdoshme sjellja profesionale dhe përgjegjëse e të gjithë faktorëve në jetën shoqërore dhe politike me qëllim që të mos manipulohet me ndjenjat e qytetarëve, të mos nxitet pasiguri, e aq më me rëndësi, të mos nxiten ndarje brenda shoqërisë, si dhe mes vetë popullit maqedonas. Patriotizmi, thuhet më tej, nuk është dhe nuk guxon të jetë vegël për arritjen e qëllimeve personale dhe ndërtim të karrierave personale politike të cilat në historinë tonë të shkurtë të pavarësisë nuk kanë shërbyer si asgjë tjetër përveç si mjet për përfitim të dobisë personale materiale.

Në fund, ata bëjnë thirrje që çështjet të cilat kanë të bëjnë me punën e Komisionit nga ana maqedonase të kontrollohen me ne, ndërsa për çështjet lidhur me atë se çfarë do të jetë roli i Komisionit në protokolle të mundshme të reja mes dy vendeve do të deklarohen nëse ato miratohen zyrtarisht nga Qeveritë e Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.

Nënshkrues të këtyre kërkesave në kuadër të Komisionit për çështje të historisë dhe arsimit janë akademiku Dragi Gjorgiev, prof.dr. Ljupço Risteski, prof.dr. Petar Todorov, prof.dr, Isamedin Azizi, doc.dr. Ljubica Spaskovska dhe doc.dr Ognen Vangellov.