Komisioni kuvendor amë i mbështeti ndryshimet e ligjit për punë të brendshme dhe për policinë
Shkup, 11 shkurt – Komisioni Kuvendor për mbrojtje dhe siguri në seancën e sotme të 29-të i mbështeti propozim-ligjet për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për punë të brendshme dhe të Ligjit për policinë, në lexim të dytë.
Siç informon për MIA-n, kryetari i Komisionit për Mbrojtje dhe Siguri Mile Talevski, me ndryshimet e propozuara bëhet rishikimi i dispozitave konkrete të cilat kanë lidhje me rekomandimet për Ministrinë e Punëve të Brendshme, ndërsa të cilat dalin nga Raporti i GREKO-s për evaluim të Republikës së Maqedonisë së Veriut – Rrethi i pestë me temën “Parandalimi i korrupsionit dhe promovimi i integritetit te pushteti qendror (funksionet më të larta ekzekutive) dhe organet për zbatim të ligjit”.
“Me amendamentet e miratuara sigurojmë efikasitet dhe vazhdimësi në luftën kundër korrupsionit dhe ndjekjes së të dhënave në këtë fushë në të gjitha rastet e veçanta, si dhe për të punësuarit në Ministrinë e Punëve të Brendshme”, potencon Talevski.

