Komisioni Europian vazhdon të bëj thirrje për miratimin e Propozimit francez

Bruksel, 11 Korrik – Komisioni Europian më vëmendje ndjek situatën e krijuar pas publikimit të propozimit francez. Nga ekzektuvi i BE-së  theksojnë nevojën e miratimit të këtij dokumenti në mënyrë që shteti të del nga ky moment kritik dhe të ecë përpara në rrugën euro-integruese.

“Qëndrim  ynë për propozimin francez dhe Maqedoninë e Veriut është plotësisht i qartë. Mbetemi pas komunikatës së përbashkët  mes  sekretarit shtetëror amerikan Blinken  dhe diplomatit të lartë për politikë të jashtme, Borell. Nuk kemi çka të kumtojmë tjetër. Vazhdojnë bisedimet e gjera për propozimin francez. Ky është vendim i pavarur të cilin duhet ta miratojë Maqedonia e Veriut” – tha zëdhënësja e KE-së, Nabila Massrali.

Sholz: Jeni para momentit historik, është në dorën tuaj

Pas letrës së presidentit francez Makron,  pason letra e  rradhës e hapur e kancelarit gjerman Olaf Shulz.  

Edhe Berlini zyrtar me qartësime se pranimi i dokumentit francez, i hap shtigje të reja vendit  pas pritjes  së gjatë gati dy dekadëshe.

“Vendi juaj ndodhet sërish para një vendimi të rëndësishëm për të ardhmen e tij. Dëshironi ta pranoni kompromisin europian? Kështu mund të mbahet më në fund konferenca e parë ndërqeveritare, shtatëmbëdhjetë vjet pas dhënies së statusit  të një vendi kandidat për në Bashkimin Euopian… Dua të jem krejt i hapur me ju: edhe pas miratimit të këtij  kompromisi, procesi i anëtarësimit në BE nuk do të jetë i lehtë” – u shpreh Kancelari i Gjermanisë. Olaf Shulz.

Bashkimi Evropian  dëshiron ta ketë Maqedoninë e Veriut brenda  familjes së saj evropiane,  ku ruhen gjuha, kultura dhe veçantitë e vendeve anëtare”, – përfundon  letrën e tij, kancelari i Gjermanisë, Olaf Shulz.