Komenti i Ponit pas hyrjes në shtëpinë e BBV për ta befasuar Beniadën: Kurseni fjalën e keqe, sepse na kanë dhuruar shumë emocion

Në një nga spektaklet e Big Brother VIP, në shtëpinë e famshme në Shqipëri ka hyrë edhe këngëtarja Poni për ta befasuar Beniadën.

Që në fillim të rrugëtimit të saj në këtë shou real televiziv, modelja ka treguar se pëlqen këngët e saj, prandaj këngëtarja ishte e ftuar, ku i takoi edhe banorët e tjerë.

Pas daljes nga shtëpia, ajo ka bërë një postim në Instagram duke i cilësuar të guximshëm banorët, derisa ka kërkuar të kursehen fjalët e këqija në raport me ta.

“Pas një vizite në Big Brother, ku përfshihesh nga emocione, që nuk di si t’i kalosh. U binda dhe njëherë që banorët kur janë të izoluar kanë nevojë më shumë për dashuri se ata që janë jashtë.

https://www.instagram.com/p/CZlNdSoNTco/?utm_source=ig_web_copy_link

“Shikimet e tyre do të më mbesin gjatë në memorie, mu duk sikur secili prej tyre donte të më pyeste – Ç’bëhet atje jashtë, a na duan ndonjë çike apo kemi bërë gabime? O Zot një eksperiencë që do guxim”.

“Atë kohë që më kishin lënë në dispozicion mbas përqafimeve me Beniadën, jam e lumtur që shkëmbeva me të gjithë nga një fjalë. Sepse e di që Beniada është ajo zemra e pastër që nuk do ndihej kurrë keq për këtë”.

“Kurseni fjalën e keqe, sepse na kanë dhuruar shumë emocion dhe meritojnë shumë dashuri. Guximtarët tanë të BBV. Beniada doja të flisja gjatë me ty, por kur të dalësh jashtë do jesh ti e ftuara ime këtë herë”, ka shkruar në postimin e saj Poni.