Komente për ligjet e reja për arsimin e lartë mund të dorëzohen edhe në adresa të veçanta elektronike të MASH-it
Shkup, 9 shkurt – Propozimet e reja për Ligjin për Arsimin e Lartë dhe për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë dhe Shkencë janë publikuar në sistemin ENER dhe janë në dispozicion për vërejtje dhe sugjerime nga publiku më i gjerë, përkujton Ministria e Arsimit dhe Shkencës.
Gjithashtu, komentet për përmirësimin e përmbajtjes së zgjidhjeve ligjore të propozuara mund të dërgohen edhe në adresat elektronike: komentarizvo@mon.gov.mk për Ligjin për Arsimin e Lartë dhe komentarizkvon@mon.gov.mk për Ligjin për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë dhe Shkencë.
“Kujdesi për arsimin është përgjegjësi e përbashkët shoqërore. Inkurajojmë të gjithë subjektet e interesuara dhe të përfshira që të japin kontributin e tyre në miratimin e zgjidhjeve më të mira ligjore, të cilat do të shërbejnë si bazë për zhvillimin e mëtejshëm të sistemit arsimor dhe të veprimtarisë kërkimore-shkencore në Maqedoni”, njoftoi MASH.

