Kokë e njeriut gjendet para ndërtesës së gjykatës në Bon

Koka e njeriut e prerë është e gjetur të martën para ndërtesës në gjykatën në qytetin gjerman perëndimor Bon.

“Kalimtarët e rastësishëm në orët e hershme kanë alarmuar policinë dhe se një pjesë e trupit ndodhet në hyrjen e gjykatës”, deklaroi zëdhënësi i policisë.

“Së shpejti kuptuam se bëhet fjalë për kokë njeriut”, tha ai.

Vendet ku gjenden pjesët tjera të trupit janë në largësi prej një kilometra.

Në afërsi është arrestuar një i dyshuar. Policia kumtoi se bëhet fjalë për burrë 38 vjeç që është i njohur për policinë në lidhje me narkotikët.

“Besohet se edhe i dyshuari edhe viktima e paidentifikuar janë të pastrehë”, kumtoi policia.