Koenigsegg prezantoi modelin provues të markës Jesko Absolut

Prodhohet vetura e parë e modelit Jesko Absolut të Koenigsegg, dy vjet pasi pamë prototipin e parë.

Vetura është e lyer në gri “graphite” me linja portokalli “Tang”, dhe do të shërbejë si një veturë zhvillimi për programin Absolut.

“Absolut duket e natyrshme për të vozitur për shkak të ndryshimit të padukshëm të marsheve, pavarësisht nëse është më i lartë apo më i ulët. Gjithçka ndodh shumë më shpejt, nuk ka ngjarje. Vetura erdh ashtu siç do të dëshironit”, tha test shoferi Markus Lundh.

Vetura fuqizohet nga një motor V8 5.0-litërsh me turbo dyfishtë që zhvillon 1600 kuaj/fuqi dhe shoqërohet me një transmision me nëntë shpejtësi që do të jetë “më i shpejti në botë dhe do të lejojë modelin Jesko Absolut të arrijë shpejtësi maksimale të paparë”.

Raportimet e mëparshme thanë se shpejtësia ishte rreth 500 km/orë. Koeficienti i rezistencës së ajrit është 0.278 Cd.

“Emri Absolut vjen nga fakti se ky është absolutisht Koenigsegg më i shpejtë që do të bëjmë ndonjëherë”, tha themeluesi i kompanisë Christian von Koenigsegg.