Koalicioni të gjithë për gjykim të drejtë: Super ekspertiza për “Llaskarcën” dhe “Tenderët” ende po zgjatë

Shkup, 23 shtator – Super ekspertiza për fatkeqësinë e autobusit afër Llaskarcës po zgjatë 315 ditë, përderisa për rastin “Tenderët”, në të cilin e akuzuar është ish-ministrja Elizabeta Kançeka-Milevska, po zgjatë 110 ditë, kumtoi Koalicioni të gjithë për gjykim të drejtë.

Për fatkeqësinë e autobusit afër Llaskarcës, që ndodhi më 13 shkurt të vitit 2019, ndërkaq në të cilën jetën e humbën 16 persona dhe mbi 30 u lënduan rëndë, Gjykata dha urdhër për super ekspertizë më 11 nëntor 2021, përderisa për “Tenderët”, urdhri u dha më 6 prill 2021.

Të akuzuar në rastin për fatkeqësinë afër Llaskarcës janë Durmish Beluli, pronar i kompanisë “Durmo turs”, përgjegjës për trasnport në ndërmarrje, Remzi Miftari, dhe vozitësi i autobusit Manoil Trifunovski, të cilët ngarkohen për vepra të rënda të kryera kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion, përderisa tre të punësuar në stacionin për kontroll teknik, Igor Gjorgjievski, Goran Dukovski dhe Jane Bovarski ngarkohen për bashkëpjesëmarrje në veprën e njejtë. Procesi gjyqësor për fatkeqësinë filloi në shtator 2019.

Super ekspertiza të cilën e urdhëroi Gjykata në dhjetor 2021 u refuzua nga fakultetet e shtetit, me sqarimin se personat e tyre ekspertë tashmë kanë marrë pjesë në ekspertizën paraprake, ndërsa Fakulteti teknik në Manastir me kohë njoftoi plotësisht edhe se e kanë kthyer lëndën sepse ekspertët e tyre të licencuar për makineri janë profesionistë vetëm për energjetikë dhe nuk mund të bëjnë ekspertizë për automjete motorizuese. Nga Gjykata penale më pas informuan se kanë kontaktuar me Universitetin në Shtip dhe Fakultetin e makinerisë në Shkup, prej ku janë njoftuar se ata nuk kanë mjaft persona të shkathtë të licencuar për automjete komunikacioni të cilët nuk kanë marrë pjesë në ekspertizat paraprake. Pasi që fakultetet refuzuan, lënda u dërgua në byronë për ekspertiza gjyqësore e cila ka mundësi të formojë ekip prej personave të shkathtë të licencuar të cilët do të kryejnë super ekspertizë.

Sipas aktakuzës të parashtruar nga ish-PSP-ja, ndërkaq, për rastin “Tenderët” në periudhën kohore prej qershorit të vitit 2011 deri më 05.08.2011, në Shkup, e akuzuara e parë Elizabeta Kançeska-Milevska, si person zyrtar ministre dhe të punësuarit në Ministri – personat zyrtarë e akuzuara e dytë L.L.C. si anëtare e Komisionit për furnizime publike dhe e akuzuara e tretë J.U. si kryetare e Komisionit për furnizime publike, me shfrytëzimin e pozitave të veta zyrtare dhe autorizimeve, gjatë kryerjes së furnizimeve publike, si bashkëkryer kanë nxjerrë dobi për operatorin ekonomik GTD B.Sh ASH SH, dobi që përbëhet nga autorizimet joligjore – favorizim për kryerje të punëve përfunduese ndërtimore dhe ndërtimore-zejtare në objektin Muzeu i luftës maqedonase për shtetësi dhe pavarësi – “Muzeu i organizatës së brendshme revolucionare maqedonase dhe Muzeu i viktimave të regjimit komunist” në Shkup.