Klinika e Sëmundjeve të Fëmijëve do të marrë aparat rentgen mobil të ri, si mbështetje e Ambasadës japoneze
Shkup, 20 shtator – Klinika Universitare për Sëmundje të Fëmijëve në Shkup do të marrë aparat rentgen mobil të ri, në kuadër të programit GGP të Ambasadës së Japonisë në vend, e cila është e dedikuar për grante të vogla për nevoja themelore të njeriut dhe siguri njerëzore. Marrëveshje për grant sot nënshkruan ministri i Shëndetësisë Arben Taravari, ambasadori i Japonisë në vend, Ocuka Kazuja dhe drejtori i KU për sëmundje të fëmijëve, Rexhep Memedi.
Siç bëri të ditur sot Taravari në fjalimin e tij para nënshkrimit të marrëveshjes, me këtë aparat rentgen mobil të ri, do të avancohet qasja e pacientëve më të rinj për procedurat e nevojshme diagnostike.
Ai shprehu mirënjohje për Ambasadën e Japonisë në shtetin tonë për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme e cila është në drejtim të fuqizimit të kapaciteteve në sistemin tonë shëndetësor.