Kishte ardhur nga Ukraina në Itali pas fillimit të luftës, mbytet në liqen vogëlushja

Mariia Markovetska, vajza ukrainase që u mbyt të mërkurën në Revine Lago, në provincën e Trevisos, kishte vetëm disa muaj që ishte në Itali.

E vogla refugjate në Itali me nënën e saj pas fillimit të luftës në Ukrainë, erdhi në Itali dhe ishte në një udhëtim me Grest, grupi veror i oratorisë së Collegio San Giuseppe in Vittorio Veneto.

Shoqëruesit ngritën alarmin sapo kuptuan se fëmija nuk ishte më në grup. Kur shpëtuesit e nxorën nga ujërat nuk kishte asgjë më shumë për të bërë.

Maria kishte vetëm tetë vjet. Ajo jetonte me nënën e tij në Vittorio Veneto, një qytet me pak më shumë se 28,000 banorë në zonën e Trevisos.

Të dyja ishin mysafire të Collegio San Giuseppe, pasi së bashku ata ikën nga pushtimi rus, duke e marrë statusin e refugjatit.

Ndërsa ishte në një udhëtim me grupin nga oratoria e saj, Maria do të ishte larguar për t’u afruar e vetme në ujin e liqenit. Alarmi në 118 ishte nisur rreth orës 15.50, por drejtuesit e grupit veror e kishin kërkuar tashmë prej të paktën gjysmë ore atë.

Ajo u gjet nga një çift turistësh belgë të cilët po ecnin zbathur në ujin e cekët të bregut, kur panë trupin e shtrirë të vogëlushes.

Ishte një zjarrfikës 42-vjeçar, Giacomo Chiaramonte, që u zhyt dhe nxori fëmijën në breg: burri u përpoq menjëherë ta ringjallte fëmijën me mesazh zemre he frymëmarrje artificiale.

Trupi i pajetë u transportua në morgun e Vittorio Veneto ku do të kryhet autopsia.