Kinë – BE , diskutojnë për automjetet elektrike dhe çështje të tjera tregtare.
Ministri kinez i Tregtisë Wang Wentao mbajti një takim nëpërmjet lidhjes me video me komisionerin evropian për Tregtinë dhe Sigurinë Ekonomike Marosh Shefçoviç të enjten, sipas një deklarate nga Ministria kineze e Tregtisë të premten.
Të dy palët zhvilluan konsultime të thella dhe profesionale mbi çështjet ekonomike-tregtare, duke përfshirë hetimin antisubvencion lidhur me makinat elektrike dhe raste të tjera të të ashtuquajturit “shërim i tregtisë”, kontrollet e eksportit dhe hyrjen në treg.

Të dy palët ranë në një mendje të bëjnë përpjekje të përbashkëta për përafrimin e qëndrimeve, të bëjnë punë të mirë përgatitore ekonomike e tregtare për programin e rëndësishëm të këtij viti Kinë-BE dhe të nxisin zhvillimin e shëndetshëm, të qëndrueshëm e të vazhdueshëm të marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare Kinë-BE.

